
Plas keq te Interi, përsëritet rasti Lukaku-Barella. Inter dhe Porto e kanë mbyllur pjesën e parë të ndeshjes pa gola. Një situatë aspak e hijshme ka ndodhur tek skuadra e Interit gjatë 45 minutave të para. Protagonistë kësaj rradhe ishin Andre Onana dhe Edin Dzeko.
Portieri kamerunas nuk i ka kapërdirë komentet e Dzekos dhe shpërtheu ndaj sulmuesit boshnjak duke i thënë: “Mbyll gojën dhe rri atje në sulm.” Gjithçka nisi në rastin më të mirë të lojës në mintën e 37-të ku Porto u afrua shumë me golin, Onana arriti të shpëtonte zikaltërit dhe kërkoi llogari te bashkëlojtarët duke marrë më pas edhe kundërpërgjigje nga sulmuesi boshnjak.
Poll