
Ka përfunduar me rezultatin 4-3 sfida e fundit midis Cagliarit dhe Sampdoria, në Seria A e vlefshme për javën e 14. Sfida u zhvillua me një intensitet të lartë, teksa prodhoi emocione pa fund dhe 7 gola.
Sampdoria kaloi në avantazh me Quagliarella (38') dhe Ramirez (52'), më pas ishte Naingolan (69') që ngushtonte shifrat, por Qugliarela (70') e çoi rezultatin sërish në 1-3.
Teksa pas golit u duk sikur ndeshja u mbyll, Joa Pedro shënoi dy herë për dy minuta për skuadrën e Cagliarit duke barazuar sfidën në 3-3. Ndërsa në fund të sfidës Cerri shënon një gol nga hiçi në minutën e 96', duke shpërthyer në festë stadiumin e Cagliarit.
Goli i Naingolan
Poll