Blerja më e shtrenjtë ndonjëherë në futbollin kinez ka mbërritur më në fund në shtëpi. Oscar sot ka zbarkuar në aeroport, ku është pritur nga një numër i madh tifozësh të cilët nuk kanë humbur rastin të shkëpusin një foto me idhullin e tyre.
Ekipi i Superligës kineze, Shangai SIPG e bleu brazilianin nga Chelsea duke paguar shifrën e majme prej 60 milionë eurove. 25-së vjeçari nga aventura aziatike do të përfitojë 24 milionë euro në vit duke u bërë kështu lojtari më i paguar për sa i përket të ardhurave neto.