
Partizani - Korabi 3-0
Partizani ka arritur të fitojë me rezultatin 3-0 kundër Korabit, ndeshje e vlefshme për javën e 35-të të Superiores. Të kuqtë e Starovës bënë gjithçka mirë në stadiumin "Selman Stërmasi", teksa vendosën diktatin në fushë që në pjesën e parë të lojës. Fillimisht ishte Cetkoviç në minutën e 20-të që shënon golin e parë dhe më pas Ekuban dyfishon rezultatin 5 minuta më vonë.
Edhe pjesa e dytë ashtu si e para do të fliste për të kuqtë. Në minutën e 62-të, Gëzim Krasniqi shënon dhe vulos rezultatin e këtij takimi.
Pas kësaj ndeshjeje Partizani ngjitet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Skënderbeun e vendit të tretë.
https://www.youtube.com/watch?v=g3TuqkJP46g
https://www.youtube.com/watch?v=_4q4aijOtD4
https://www.youtube.com/watch?v=dpPmni8b5MU