
Partizani po luan miqësoren e tretë në tokën turke kundër Dinamos së Zagrebit. Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Skënder Gega kanë arritur të kalojnë në avantazh përballë gjigantit kroat. Jurgen Bardhi është autori i golit të parë, i cili arrin të shfrytëzojë si duhet një asist të Jasir Asanit.
Duhet thënë që 15-herë kampionët e vendit po luajnë si të barabartë me ekipin kroat, që në letër diferencat janë të frikshme. Tashmë po luhet minuta e 20-të, Dinamo Zagreb 0 dhe Partizani 1. Më poshtë mund të shihni golin e shënuar nga sulmuesi i kuq.
Poll