Liverpool-Real Madrid 0-0 (1-3 ndeshja e parë)
Nuk ka surpriza, Real Madrid dhe Man City kalojnë në gjysmëfinalen e Champions League. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka fituar me rezultatin 1-2 edhe në ndeshjen e kthimit. Dortmund e nisi mirë ndeshjen duke fituar 1-0 në pjesën e parë, falë golit të Billingam, por në fraksionin e dytë, City shënoi dy herë. Fillimisht Mahrez me penallti e më pas Foden me një goditje nga distanca vulosën kualifikimin e Man City për në gjysmëfinale që të do të përballet me PSG-në.
Sfida tjetër, Liverpool-Real Madrid nuk prodhoi asnjë fitues dhe asnjë gol. Ndeshja u mbyll në barazim 0-0 dhe falë fitores 3-1 në shtëpi, Real Madrid kalon kështu në gjysmëfinale dhe do të përballet me Chelsea.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Phillips, Kabak, Robertson; Fabinho, Milner, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane.
Real Madrid: Courtois; Valverde, Militao, Nacho, Mendy; Casemiro, Kroos, Modric; Asensio, Benzema, Vinicius.
Dortmund-Man City 1-2 (1-2 ndeshja e parë)
Dortmund: Hitz, Morey, Akanji, Hummels, Guerreiro, Can, Dahoud, Bellingham, Reus, Knauff, Haaland.
Man City: Ederson, Walker, Stones, Dias, Zinchenko, Rodri, Gundogan, De Bruyne, Mahrez, Foden, Bernardo.