Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Nuk ka fitues në “Stadio Olimpico”, Roma dhe Atalanta e Gjimshitit “kënaqen” me nga 1 pikë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Nuk ka fitues në “Stadio Olimpico”, Roma dhe Atalanta e

Roma dhe Atalanta kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Serie A. Supersfida e zhvilluar në “Stadio Olimpico”, përfundoi me rezultatin 1-1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin bergamaskët që në minutën e 8’. Golin për të besuarit e Gasperinit e shënoi hollandezi Koopmeiners duke u dhënë kështu të tijëve avantazhin e përkohshëm. Për të rikthyer baraspeshën mendoi Paulo Dybala, me argjentinasin që në minutën e 39’ ktheu pa probleme në gol një 11-metërsh, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-1.

Me rikthimin e skuadrave në fushë ritmi ra disi dhe asnjë nga ekipet nuk ia doli që të shënonte duke u ndarë në paqe dhe duke marrë nga 1 pikë. Pas këtij barazimi, Roma shkon në vendin e tetë në kuotën e 29 pikëve, ndërsa me 1 pikë më shumë Atalanta renditet në vendin e gjashtë.

Përsa i përket Berat Gjimshitit, kapiteni i Kombëtares shqiptare ishte titullar në këtë sfidë dhe qëndroi në fushën e lojës deri në fundin e takimit.

Goli i Atalantës. (VIDEO)

Goli i Romës. (VIDEO)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga