Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

VIDEO/ Një pikë SHPRESE, Kosovar barazon në Athinë ndaj Greqisë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Një pikë SHPRESE, Kosovar barazon në Athinë ndaj

Greqi-Kosovë 0-0

Kosova ka marrë më në fund një pikë shprese pas dy humbjeve radhazi. "Dardanët" kanë barazuar 0-0 ndaj Greqisë në sfidën që është zhvilluar në Athinë. Një ndeshje me shumë raste nga të dyja ekipet, por grekët kishin një mundësi të artë në pjesën e parë pasi nuk shënojnë nga penalltia.

Në minutën e 19-të Bakasetas gjuan fortë, por Muric bën mrekullinë duke shpëtuar portën e tij dhe duke I dhënë një pikë me vlerë Kosovës. Gjithashtu edhe "Dardanët" kishin një mundësi të artë me Paqeradën, por mbrojtësi grek largoi topin mbi vijë fatale. Me këtë barazim Greqia shkon në kuotën e 8-të pikëve, ndërsa Kosova 2 pikë pas 4 ndeshjeve.

Greqia: Vlachodlimos, Chatzidiakos, Svarnas, Tzavellas, Giannoulis, Zeca, Kourbelis, Mantolas, Bakasestas, Limnios, Pavlidis.

Kosova: Muric; Vojvoda, Dresevic, Aliti; Hadergjonaj, Shala, Loshaj, Celina, Paqarada; Kololli, Kastrati.

Komenti minutë pas minute:

90+4' Mbyllet ndeshja Greqi-Kosovë 0-0.

53' Kosova "flirton" me golin, gjuajta e Paqeradës ndalet nga mbrojtësi grek Chatzidiakos mbi vijën fatale.

45' Mbyllet pjesa e parë. Kosova reziston në 45 minutat e para kjo falë edhe portierit Muric që priti penallti, por edhe shumë raste të tjera.

18' Penallti për Greqinë, pret Muric.

1' Nis ndeshja Greqi-Kosovë. Topi i parë shkelmohet nga Kosova.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga