Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Nga mesfushorët më të mirë të Superligës, talenti shqiptar nuk ndalet as në ditë pushimi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Nga mesfushorët më të mirë të Superligës,

Teuta këtë sezon i ka surprizuar të gjithë me paraqitjet në fushën e lojës, pasi jo vetëm renditet në vendin e 3-të me 33 pikë, por gjithashtu është favorite për të fituar Superligën.

Në organikën e lojtarëve të tij, Trajneri Bledi Shkëmbi, ka disa lojtarë me eksperiencë, por ka edhe prej tyre që janë talente të rinj, e ndërsa krijojnë një lojë shumë të bukur. Kësaj radhe fjala është për Sherif Kallakun, që ndonëse të tjerët e kanë pushim, 20 vjeçari e gjen kohën për t'u stërvitur në mënyrë që të jetë sa më i gatshëm fizikisht për rifillimin e kampionatit në fund të këtij muaji.

Ndeshjen hapëse të fazës së tretë të sezonit, Teuta do të presë në shtëpi Flamurtarin, padyshim një duel ndaj një rivali direkt. Skuadra e Ilir Dajës deri më tani ka lënë rrugës disa pikë në mënyrë befasuese, por tashmë fillon momenti i së vërtetës dhe në Durrës na pret një super-ndeshje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga