
Futbolli në Shqipëri po zhvillohet dita ditës. Nëse dikur përfshirja e femrës në futboll ishte një ''ëndërr'', sot është një realitet. Kjo falë iniciativës së FSHF-së, e cila po përgatit mjaft projekte për të ardhmen. Federata shqiptare e Futbollit ka bërë një postim ku kërkon të zgjerojë familjen e femrave në arbitrim.
Mesazhi në video është i qartë, e një nga ato që ka patur sukses është Emanuela Rusta. Rusta është e para arbitre shqiptare e pranuar në FIFA. Në fund të fundit, futbolli është i të gjithëve!
https://www.facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit/posts/3044184092347466Poll