
Futbollistët pothuajse në të gjithë Europën ndodhen të vetizoluar në shtepitë e tyre , pas përhapjes së madhe të Coronavirus. Seria A është kampionati që është prekur më shumë, pasi dhe Italia tashmë ka krizën më të madhe të krijuar nga Pandemia.
Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez teksa zhvillon stërvitjen dhe përgatitjen fizike nga shtëpia është ndalur për të shpërndarë një video me fansat e tij ku ka dhënë dhe një mesazh. “Ne nuk ndalemi” shkruan sulmuesi I zikaltërve duke vrapuar pa ndalim. Tekniku Conte I ka dërguar secilit lojtarë një program stërvitor e tashmë I survejon ata nga shtëpia.
https://www.instagram.com/p/B-HpdADIkfa/?utm_source=ig_web_copy_linkPoll