
Federata shqiptare e futbollit përmes një postimi në faqen zyrtare ka kujtuar golin e Elseid Hysajt ndaj Islandës. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është "masakruar" ditët e fundit nga tifozët lacial në Itali për shkak të këngës Bella Ciao të kënduar në grumbillimin me Lazion.
Goli i parë i Hysajt me kuqezinjtë ishte për manual futbolli pas një aksioni fantastik me Manajn. Ishte minuta e 52-të dhe mbrojtësi dërgonte topin në rrjetë duke çuar shifrat në 2-1, ndërsa Shqipëria fitoi në fund 4-2.
Postimi i FSHF-së:
Ju risjellim sot një tjetër perlë nga arkiva e golave të Kombëtares!
Goli shënuar nga Elsi Hysaj në ndeshjen ndaj Islandës më 10 shtator 2019 ishte për manualin e futbollit. Driblim, kombinim i shkëlqyer me Manaj dhe topi në rrjetë.
Ishte minuta e 52-të e takimit në "Elbasan Arena" dhe rezultati shkon përkohësisht në 2-1 për Shqipërinë.
Rezultati final 4-2 në favor të Shqipërisë. Padyshim një nga golat më të bukur kuqezi!