
Genk-Napoli 0-0
Janë mbyllur 45 minuta e para të dy ndeshjeve të luajtura në orën 18:55. Napoli nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në fraksionin e parë në transfertën belge ndaj Genk. Pas fitores së arritur ndaj Liverpulit skuadra e drejtuar nga Ançelotti kërkon fitoren e dytë radhazi, por në këtë pjesë së parë nuk ka gjetur rrugën e rrjetës.
Slavia Pragë-Dortmund 0-1
Nga ana tjetër, Dortmund e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 0-1. Mbrojtësi Hakimi ka arritur të shënoi një gol mjaft të bukur pasi ka shmangur portierin dhe mbrojtësit dhe më pas e ka dërguar në rrejtë. Një gol që I jep qetësi skuadrës verdhezi për pjesën e dytë. Dortmund barazoi në ndeshjen e parë ndaj Barcelonës, ndërsa tani kërkon të marrë fitoren e parë në Champions për këtë sezon.