Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Myrto Uzuni humbet rastin e artë, gabon para portës dhe ‘shfryn nervat’ me veten e tij

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Myrto Uzuni humbet rastin e artë, gabon para portës dhe

Myrto Uzuni e ka nisur titullar ndeshjen e sotme të Granadas përballë Cadiz, e vlefshme për javën e 19-të të La Ligas. Ekipi i Granadas i ka varur shpresat te golat e sulmuesit shqiptar i cili deri tani ka shënuar 5 të tillë në 18 ndeshje të luajtura.

Në ndeshjen e sotme, fitorja është jetike për të marrë 3 pikë të arta për garën e mbijetesës. Ndeshja u ndez që në minutat e para teksa në të 3-tën, një kundërsulm rrufe i bardhekuqve gjeti Uzunin në mesin e zonës, por beratasi përballë portierit nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë duke gabuar shënjestër.

Keqardhja për këtë rast të humbur goli u pa qartë edhe nga reagimi i shqiptarit i cili shfryu nervat duke goditur topin edhe pasi ai kishte dalë jashtë. Për Uzunin ka ende shumë minuta për të tundur rrjetën dhe mbetet të shihet nëse do t’ia dalë të ndihmojë skuadrën e tij.

Rasti i Uzunit→ VIDEO

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga