
Milan-Inter 0-3
Milano ngjyroset sërish ziklatër, Interi fiton pastër 0-3 ndaj Milanit në derbi dhe nis arratinë. Një ndeshje totalisht e dominuar nga zikaltërit që mposhtin një rival direkt për titull. Interi gjeti golin e parë që në minutën e 5-të me Lautaro Martinez. Argjentinasi pas krosimit nga Lukaku goditi me kokë duke e dërguar topin në rrjetë. Në fraksionin e dytë, Milani tentoi disa herë për të barazuar, por Handanovic ishte I pakalueshëm. Në momentin më të mirë të Milanit, Interi gjen edhe golin e dytë. Është sërish Lautaro Martinez që pas asistit nga Perisic goditi saktë brenda zonës duke shënuar edhe golin e dytë. Pak minuta nga fundi ishte dhe Lukaku që shënoi edhe golin e 3-të duke mbyllur ndeshjen në 0-3. Me këtë fitore Interi nis arratinë dhe largohet me 4 pikë nga Milani. Zikaltërit tani kryesojnë me 53 pikë, ndërsa Milani me 49.
Formacionet zyrtare :
Milan (4-2-3-1): Donarumma; Kalabria, Kjaer, Romanjoli, Hernandez; Tonali, Kesi; Saelemaekers, Çalhanollu, Rebiç; Ibrahimoviç Trajner: Stefano Pioli
Inter(3-5-2): Handanoviç; Skrinjar, De Vria, Bastoni; Hakimi, Barela, Brozoviç, Eriksen, Perisiç; Lukaku, Lautaro Martinez Trajner: Antonio Conte