
Juventusi ka mundur 2-0 Empolin, duke shkuar kështu 10 pikë larg vendit të dytë që mbahet aktualisht nga Roma.
Juventusi i Massimiliano Allegrit po shkon i sigurt drejt titullit kampion në Serie A.
Golat për Zonjën e Vjetër i shënuan Lukasz Skorupski (52’) autogol, që fillimisht iu akordua Mario Mandzukicit, dhe mbrojtësi i majtë, Alex Sandro (65’).
Në këtë ndeshje për 20 minuta luajti edhe lojtari i Kombëtares shqiptare, Frederic Veseli, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 70’të në vend të Vincent Laurini.
Pas kësaj fitore, Juventus ka shkuar në kuotën e 66 pikëve, 10 më shumë se Roma, të cilët nesër zhvillojnë derbin me Interin në orën 20:45.
https://streamable.com/ymq19
https://streamable.com/klwdk