
Mbrojtësi i Kombëtares, Ivan Balliu, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet për asnjë ditë dhe të vijojë stërvitjet, që të jetë në formë sa më të mirë fizike për sezonin e ri.
Futbollisti kuqezi që aktivizohet për Rayo Vallecano në La Liga, ka publikuar një video në profilin e tij zyrtar në Instagram, ku shihet duke kryer stërvitje individuale.
Balliu, 30 vjeç, është një lojtar shumë i rëndësishëm për Vallecano dhe për Kombëtaren e Shqipërisë, gjë që u pa edhe në dy ndeshjet e UEFA Nations League të kuqezinjve, ku Balliu i nisi të dyja si titullar.
Poll