
Dy ndeshjet e fundit të javës së 14 në Premier League ishin ato midis Manchester United dhe Aston Villës, si dhe Leicester - Everton.
"Djajtë e kuq" kanë bërë sërish një hap fals në shtëpi duke barazuar me rezultatin 2-2. Të besuarit e Solskjajer arrijnë të përmbysin rezultatin nga 0-1 në 2-1, por Aston Villa vendosi baraspeshën më Mings në të 66 minutë. Golat për United u shënuan nga Heaton dhe Lindelof, ndërsa goli i parë për Aston Villa nga Grealish në minutën e 11.
Nga ana tjetër Leicester merr një fitore dramatike ndaj Everton, duke përmbysur rezultatin nga 0-1, në 2-1. Everton shënuan në pjesën e parë me Richarlisson në minutën e 23, por Jamy Vardi në të 68 dhe Iheanacho në të 94', i dhanë fitoren "dhelprave" të Leicester. Me fitoren e sotme Leicester shkon në vendin e dytë me 32 pikë, 8 më pak se Liverpool.
Golat e ndeshjeve: