
Asenal-Manchester City 0-3
Manchester City ka arritur të marrë një fitore të pastër 0-3 ndaj Arsenal në transfertë. Skuadra e drejtuar nga Guardiola mbylli gjithçka që në pjesën e parë duke shënuar 3 herë. Që në minutën e 2-të ishte De Bruny që gjeti rrugën e rrjetës, ndërsa 13 minuta më vonë Sterling gjeti edhe golin e dytë.
Për të vulosur këtë takim mendoi sërish mesfushori belg që shënoi edhe golin e dytë personal dhe të 3-tin të ndeshjes. Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e 3-të, 14 pikë më pak se Liverpool.
Arsenal: Leno; Maitland-Niles, Chambers, Sokratis, Kolasinac; Guendouzi, Torreira; Pepe, Ozil, Martinelli; Aubameyang
Manchester City: Ederson, Walker, Fernandinho (C), Otamendi, Mendy, Gundogan, Rodrigo, Foden, De Bruyne, Sterling, Jesus