
Manchester City është shpallur kampion i Premier League për të dytin vit radhazi nën udhëheqjen e trajnerit Pep Guardiola.
Këtë sezon nuk ishte edhe aq e lehtë, pasi rivaliteti ka qenë shumë i madh, me Liverpulin që ndiqte vetëm me 1 pikë më pak. 98 me 97 ishte përfundimi.
Gjithçka u vendos në ndeshjen e fundit, ku City fitoi 1-4 në transfertën e Brighton. Në fundin e ndeshjes, gjatë festimeve, mesfushori Kevin de Bryne, me humor i ka thënë Guardiolës se ai është një trajner "mu*, vetëm di të fitojë.
"Je një trajner mu*, ti vetëm fiton", ka thënë belgu, i cili këtë sezon duhet thënë se nuk ka qenë në formën e tij më të mirë, për shkak të dëmtimeve, që nuk e lejuan të arrinte formën e tij maksimale.
Poll