Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Liverpool HUMB titullin për 5 minuta, Tottenham mposht Arsenalin për Champions League

Shkruar nga NEWSPORT

Liverpool nuk arriti të fitojë titullin kampion në Premier League! Kjo pasi Manchester City arriti të përmbysë për 5 minuta skuadrën e Aston Villa, duke zhvlerësuar fitoren e Liverpool ndaj Wolverhampton. Të kuqtë e Jurgen Klopp fituan me rezultatin 3-1 kundër Wolverhampton, falë golave të Mane, Salah dhe Robertson.

Në ndeshjet e tjera, Tottenham shkatërroi me rezultatin 0-5 ekipin e Norwich, duke marrë vendin e fundit që të çon në Premier League. Të besuarit e Antonio Conte lanë pas ekipin e Arsenalit. Edhe "Topçinjtë" fituan me rezultatin e thellë 5-1 kundër Everton, por mjaftohen me Europa League.

Premier League, java 38

Liverpool – Wolverhampton 3-1
Mane 24', Salah 84', Robertson 89' / Neto 3’

89' Liverpool siguron fitoren, 3-1 kundër Wolves! Mbrojtësi Robertson është ai që hipotekon fitoren e Liverpool, por titulli shkon në Mançester, pas përmbysjes së Man. City ndaj Aston Villa!

84' Salah i jep avantazhin Liverpool! Ylli egjiptian shënon një gol në rrëmujë e sipër., duke kaluar në epërsi të kuqtë.

24' Thiago Alcantara është magjik, i jep një asist me thembër Sadio Mane. Sulmuesi senegalez, i vetëm përballë portierit, nuk e ka të vështirë të shënojë.

3' Shokohet Liverpool, Wolverhampton kalon në epërsi! Sulmuesi Pedro Neto është ai që shkund rrjetën, pas një asist nga Raul Jimenez.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga