Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Liverpool fiton Superkupën e Anglisë, nuk mjafton 1 gol për City-in e Guardiolës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Liverpool fiton Superkupën e Anglisë, nuk mjafton 1 gol

Liverpool - Manchester City 3-1
Finale e Superkupës së Anglisë

Pjesa e dytë

90+3'- Liverpool hipotekon fitoren. Skuadra e Klopp realizon golin e tretë me Darwin Nunez. Kështu mbyllet ky takim me të kuqtë që fitojnë finalen e Superkupës së Anglisë.

83'- Liverpool sërish në avantazh. Muhamed Salah nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë duke cuar shifrat në 2-1.
Manchester City ka vënë baraspeshën në finalen e Superkupës së Anglisë kundër Liverpool. Në minutën e 70-të të sfiës është Alvarez që barazon rezultatin. Lojtari i “Qytetarëve” shkund rrjetën e të Kuqve duke rikthyer edhe një herë barazpeshën në këtë sfidë të parë për sezonin e ri futbollistik.  

Pjesa e parë

Liverpool ka arritur të fitojë në pjesën e parë kundër Manchester City-it me rezultatin 1-0. Kjo ndeshje është e vlefshme për Superkupën e Anglisë. 45 minutat e para kanë nxjerrë fituese skuadrën e Jurgen Klopp. Më kërkues në fushën e blertë dhe në minutën e 21-të është Aleksandër Arnold që zhbllokon rezultatin.

Ai kalibron të djathtën e tij dhe me një gjuajtje nga distanca mposht portierin e City-it. Edhe pse “Qytetarët” mundohen të reagojnë duhet thënë që të besuarit e Klopp janë të mirëvendosur në fushë duke mos lënë shumë hapësira. Tashmë të dy ekipet i janë drejtuar dhomave të zhveshjes për të nisur pjesën e dytë pas 15 minutash.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga