
Lazio po kalon një formë të shkëlqyer. Skuadra kryeqytetase ka mbyllur pjesën e parë ndaj Sampdorias me rezultatin 3-0. Një pjesë e parë totalisht e dominuar nga skuadra e Inzaghit që ka gjetur shumë shpejt golin me Caicedon.
Në minutën e 17-të i zakonshmi Immobile ka shënuar nga penalltia, ndërsa 3 minuta më vonë ka gjetur edhe golin e 3-të. 22 gola sezonal deri më tani në 19 ndeshje për sulmuesin italian që sëbashku me Lazion tashmë kanë vënë kandidaturën për titullin e Serie A.
Poll