
Dani Alves u largua nga Barcelona në këtë merkato vere, ndërsa sot i është dhënë lamtumira edhe nga tifozët katalanas. Para ndeshjes kundër Pumas (6-0), klubi i Barçës organizoi një ceremoni përshëndetëse për brazilianin për gjithë kontributin e tij në “Campo Nou”.
Edhe pse dëshira e lojtarit ishte të qëndronte në Spanjë, Barcelona nuk pranoi rinovimin e kontratës. Kësisoj ai u detyrua të largohej. Emocionet kanë qenë të pranishme, ku nuk kanë munguar as lotët e ish-mbrojtësit të katalanasve. Më poshtë shihni momentin kur Alves i jep lamtumirën publikut të shumtë katalanas që për vite me radhë e mbështetën.
We love you!
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 7, 2022
💙❤️ @DaniAlvesD2 pic.twitter.com/RGjl2eOm5h
Poll