
Bojkotit i erdhi fundi, e tani radhën e ka fusha e lojës. Skuadrat e Kategorisë Superiore zbresin në fushë në mesjavë, me tifozët që po e presin me padurim këtë moment.
Tirana ka bërë publike një video tejet interesante, ku filmat tanimë i lënë vendin fushës së lojës. Nuk mund të mungonte edhe një fragment nga një 90 minutësh ndaj rivalëve historik të Partizanit.
Me fjalët: ''Pritja mbaroi, kampionët zbresin në fushë'', ekipi kryeqytetas tregon se është gati për edicionin e ri futbollistik. Tirana do kërkojë mbrojtjen e titullit kampion, me lojtarët cilësorë që e premtojnë këtë gjë. Rivalët janë të shumtë e se kush do ia dalë në fund, këtë do e tregojë koha.
Poll