Ditën e sotme janë luajtur dy ndeshje të vlefshme për javën e 25-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut. Në këto dy sfida të kësaj jave u shënuan edhe 5 gola.
Ekipi shqiptar, Shkupi triumfoi në shtëpi përballë Vardarit me rezultatin e thellë 3-0. Pjesa e parë përfundoi 0-0, teksa shkupjanët vendosën gjithçka në pjesën e dytë me golat e Dudu, Trapanovski dhe Gronner.
Me këtë fitore, Shkupi shkon në kuotën e 51 pikëve në vendin e dytë, po aq sa Struga kryesuese, por këta të fundit kanë edhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Ndërsa Vardari vazhdon të zhytet në fund, me 26 pikë në vendin e 10-të.
Në ndeshjen tjetër, Tikves barazoi 1-1 përballë skuadrës së Sileksit.
Golat e sfidës. (VIDEO)