
Kombëtarja shqiptare u mposht në miqësoren e dytë ndaj Çekisë. Kuqezinjtë pësuan disfatë me rezultat 3-1, ndërsa golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi Cikalleshi në pjesën e parë. Sulmuesi realizoi një "perlë" nga jashtë zone duke lënë të shtangur edhe portierin çek.
Në minutën e 70-të pati edhe një lëvizje klasi të Keid Bares ndaj lojtari të Çekisë. Mesfushori kuqezi me një lëvizje me finte "dogji" kundërshtarin e tij e më pas krosoi në zonë, ndërsa më pas aksion u ndal nga portieri pas një gjuajte të fortë nga Cikalleshi. Nëse topi do të përfundonte në rrjetë, do të ishte goli i dytë spektakolar i mbrëmjes.
Poll