
Vllaznia u ndal këtë javë në shtëpi 0-0 ndaj Kastriotit. Shkodranët bën një hap fals duke rihapur kështu kampionatin. Kjo ndeshje nuk ka kaluar pa polemika pasi lojtarët e Vllaznisë kanë ankesa për arbitrin Gridens Meta.
Kapiteni Gurishta përmes një postimi në rrjetet sociale kërkon shpjegim për një rast në minutën e 58-të. Mbrojtësi i Vllaznisë vazhdoi lojën pas faullit, ndërsa gjyqtari e ndali lojën duke mos vijuar aksionin që mund të kthehej në gol.
"A ka arbitër që ma shpjegon këtë rast?", shkruan Gurishta në postimin e tij.
Poll