
Interi ka nisur prej disa ditësh stërvitje për sezonin e ri. Skuadra zikaltër edhe pse e "cunguar" prej mungesave nën drejtimin e trajnerit Inzaghi kanë zbritur në fushë për sezonin e ri.
Ditën e sotme, tifozët e Interit "Curva Nord" kanë surprizuar lojtarët dhe trajnerin Inzaghi pasi janë mbledhur në ambientet e qendrës stërvitore dhe i kanë uruar mirëseardhjen trajnerit Inzaghi.
"Kampionët e Italisë jemi ne", ishin disa nga koret e tifozëve, ndërsa nuk kanë munguar as koret për Eriksen.
Poll