Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Juventus triumfon ndaj Parmës dhe shkon "+4", Ronaldo në superformë lë Interin pa "gjumë"

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Juventus triumfon ndaj Parmës dhe shkon "+4", Ronaldo

Juventus - Parma 2-1

Juventus ka fituar ndaj Parmës me rezultatin 2-1 në Torino. Sfida ishte tepër e komplikuar ku bardhezinjtë kishin vështirë të gjenin hapësira, ndërsa vizitorët i surprizuan në minutën e 55 ku barazuan shifrat. Megjithatë Ronaldo duket se është rikthyer në top formë, pasi me një dy golësh arriti ti jepte fitoren ekipit të tij. Me fitoren e sotme Juventus shkon në 4 pikë larg Interit i cili barazoi me Leçen 1-1.

Teksa tentativat për gol ishin të shpeshta, rrjeta u prek në minutën e 43 nga Ronaldo. Portugezi bën një lëvizje mashtruese dhe më pas lëshon një predhë drejt portës. Topi devijohet dhe shkon në rrjetë.

Minuta e 55, Parma arrin të barzojë rezultatin me anë të Cornelius, i futur në lojë në minutën e 44 të pjesës së parë. Pas një goditje nga këndi futbollisti i Parmës ka devijuar me kokë në shtyllën e dytë të Sheznei.

Ronaldo në minutën e 57 arrin të rikthejë sërish në avantazh ekipin e tij. Dybala futet në zonë dhe pason për Ronaldo i cili gjuan menjëherë duke mposhtur për herë të dytë portierin e Parmës.

Formacionet:

Juventus (4-3-1-2): Szczesny; Cuadrado, Bonuçi, De Ligt, Alex Sandro; Rabiot, Pjanic, Matuidi; Ramsey; Dybala, Ronaldo.

Parma (4-3-3): Sepe; Darmian, Iacoponi, Bruno Alves, Gagliolo; Hernani, Scozzarella, Kurtic; Kulusevski, Inglese, Kucka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga