Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Juventus "liukidon" Spezian, 3 gola në 30 minuta "vulosin" takimin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Juventus "liukidon" Spezian, 3 gola në 30 minuta

Juventus ia del. Bardhezinjtë mposhtën 3-0 Spezian, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin italian. Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa vlen të përmendet shtylla e Ronaldos. Të besuarit e Pirlos  rritën presionin, me minutat që kalonin. Në minutën e 60-të, Morata shfrytëzon mirë një assist të Bernandeschit. Goli i spanjollit anullohet nga arbitri Sachi, por VAR sinjalizon që duhet riparë. Kështu, konfirmohet goli. Vendasit çlirohen dhe gjejnë golin e dytë me Chiesa. Italiani thyen portierin në të 70-të. Mbrojtësi i Kombëtares, Ismajli nuk luajti titullar në këtë sfidë. Ronaldo lë firmën e tij në fund të takimit, me një goditje të bukur. Në fund, miqtë humbasin penallti me Galabinov.

Juventus shkon në kuotën e 49 pikëve në vendin e tretë.  Në krahun tjetër, Spezia endet në vendet e fundit.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga