Cittadella arriti të merrte një fitore të rëndësishme 3-0 ndaj Monza në ndeshjen e parë të fazës së “Play Off”. Vendasit kanë hedhur një hap të rëndësishëm për në finale që vlen një biletë për të luajtur në Serie A sezonin tjetër. Protagonisti kryesor ishte Baldini që shënoi një tripletë, ndërsa asistin e golin të dytë e dha ish-portieri i Teutës, Elhan Kastrati.
Portieri goditi saktë një goditjen dënimi me Baldinin që bëri një marrje perfekte e më pas me një gjuajte mposhti portierin kundërshtar. Monza ku luajnë Boateng e Balotelli duket se do të eleminohet nga “Play Off” pasi duhet një përmbysje e madhe për të kaluar në finale.