
Shqipëria doli e mundur mbrëmë nga Air Albania. Kuqezinjtë humbën 0-1 në shtëpi nga Polonia, në takimin që vlejti për kualifikueset e Botërorit 2022.
Plisat nuk mund të mungonin në stadium. Tifogrupi i njohur i shqiptarëve dhuroi spektakël në tribuna, sakaq vlen të përmendet një baner. Ata kishin printuar një "QR CODE", e cila mund të skanohej nga kushdo. Nëse provoje ta skanoje, do të shikonit një përplasje të Plisave me tifozët polakë para disa vitesh. Gjetje e bukur kjo, e cila me siguri ka acaruar tej mase rivalët tanë.
Poll