Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ I shënoi dopietë Katarit, sulmuesi i Ekuadorit u ndoq nga policia për 17 mijë euro

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ I shënoi dopietë Katarit, sulmuesi i Ekuadorit u ndoq nga

Ekuadori triumfoi ndaj Katarit në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës, ku Ener Valencia ishte heroi i këtij takimi. Një paraqitje pozitive nga sulmuesi i Fenerbahces që tashmë emri i tij lakohet në mediat më të mëdha për shkak të dopietës së shënuar ndaj vendit organizator.

Por përveç dy golave të sfidës së sotme, protagonist i Ekuadorit në 2016 mori famë nga një episode të çuditshëm që mbahet mend nga tifozët, ndërsa luante ndeshjen kualifkuese e Kampionatit Botëror 2018 ndaj Kilit në Kuito më 6 tetor 2016.

Në minutën e 82-të të ndeshjes Ekuador-Kili në Kuito, ai u shtir sikur ishte i dëmtuar që të shoqërohej jashtë stadiumit nga mjekët me një nga makinat e vogla. Pamjet bënë xhiron e rrjetit pasi ajo makinë e vogël u shoqërua me vrap nga më shumë se 10 policë të cilët kishin mbërritur në stadium për ta arrestuar, sapo të përfundonte ndeshja.

Shkak ishte bërë fakti se ai nuk i kishte paguar rreth 17 mijë dollarë ish-partneres për rritjen e vajzës që kishin bashkë dhe gjykata kishte lëshuar urdhër për arrestimin e tij derisa të shlyente detyrimin. Policët ia dolën të ndalonin Valencian para se të linte stadiumin dhe ai u shoqërua më pas në komisariat, ku u gjet akordi për të shmangur burgun dhe ai pagoi detyrimet e prapambetura ndaj ish-partneres.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga