
Odise Roshi mbushi sot 30 vjeç. Dita ka qënë tejet e ngarkuar për Roshin, teksa ka patur kohë të festojë edhe me disa shokë aktual të Kombëtares, apo edhe nga ata që nuk janë më në Përfaqësuese. Në disa Story të postuara nga Endri Çekiçi, vihet re Bekim Balaj, apo edhe Sokol Cikalleshi, e shumë të tjerë. Nuk mungojnë as momentet e humorit, me shkakun që bëhet një dhuratë. Brenda kësaj të fundit gjendet thjeshtë një lepur, teksa shpërthejnë të qeshurat.
Lojtarët e Kombëtares kanë konsumuar edhe një drekë së bashku. Lojtari nga Fieri, me siguri, do e mbajë mend gjatë këtë ditë.
Poll