
Myrto Uzuni ka qenë protagonisti kryesor në ndeshjen Ferencvaros-Dinamo Zagreb e vlefshme për turin e 3-të të Champions League. Sulmuesi shqiptar ishte i pafat në minutën e 23-të të pjesës së parë duke shënuar një autogol në portën e tij e duke barazuar përkohësisht ndeshjen në 1-1.
Në pjesën e dytë, Uzuni arrin të shlyejë gabimin e tij pasi shënon një supergol duke marrë topin nga mesi I fushës e duke tundur rrjetën. Ndeshja mbyllet 2-1 për skuadrën vendase që pas vërshëllimës së arbitrit përfundon jashtë stadiumit për të festuar me tifozët e shumtë që ishin në përkrahje të lojtarëve edhe pse nuk lejohenin të ishin brenda stadiumit për shkak të rregullave të vendosura nga UEFA për Covid-19.
Një arritje e madhe për skuadrën hungrareze që arrin kështu të kalojë në "Play Off" e Champions League, ndërsa me këtë kualifikim ka siguruar grupet e Europa League falë edhe shqiptarit Myrto Uzuni.