
Ekipi Kombëtar i Zelandës së Re për meshkuj do të garojë në Kupën e Botës FIBA 2023 të basketbollit.
Një vit pas kualifikimit, zikaltërit e Zelandës së Re janë në Filipine, ku do të jenë në grup sëbashku me Greqinë, Jordaninë dhe Shtetet e Bashkuara. Teksa para çdo sfide dhurojnë spektakël.
Si pjesë e një tradite e vendit të tyrë, lojtarët e Zelandës së Re kryejnë një “Haka” tradicionale vetëm pak çaste para fillimi të lojës. Në “Haka” janë prezent të 12 lojtarët e ekipit që performojnë në sinkron, me veprime duke përfshirë edhe godtijen me këmbë dhe shuplakë ritmike që shoqërojnë një këngë me zë të lartë.
“Haka” është një element kryesor i kulturës Maori. Maori janë populli polinezian indigjen i Zelandës së Re.
Më poshtë keni performancën e “Haka” nga lojtarët e Zelandës së Re në prag të sfidës me SHBA.