
Myrto Uzuni është bërë sërish protagonist në sfidën që po luhet aktualisht mes Ferencvaros dhe Dinamo Zabreg e vlefshme për Champions League. Sulmuesi shqiptar shënoi autogol në minutën e 23-të të pjesës së parë duke i çuar shifrat në 1-1.
Në pjesën e dytë, Uzuni shlyen gabimin duke shënuar golin e avantazhit për skuadrën e tij. Në të 65-të, ai merr topin nga mesi i fushës dhe vërshon drejt zonës duke mposhtur portierin kundërshtar. Ndeshja aktualisht po fitohet me rezultatin 2-1 nga Ferencavros pas golit të Uzunit që ka festuar edhe me shqiponjë.
Poll