
Sheriff Tiraspol ka fituar 0-1 me Saint Gheorghe, në finalen e Kupës së Moldavisë të zhvilluar sot. Vendimtar në këtë duel ka qenë Regi Lushkja. Ish-lojtari i Laçit ka gjetur rrjetën në minutën e pestë shtesë.
Teksa sfida po i drejtohej 30 minutave të shtesës, 25 vjeçari e ka ruajtur për në fund mrekullinë, duke kaluar të tijtë në avantazh. Kaq ka mjaftuar që kavajasi të jetë deçiziv për të tijtë, duke i dhënë trofeun e Kupës.
Lushkja e nisi ndeshjen nga minuta e parë, duke shpërblyer besimin e stafit. I afruar për Sheriff në merkaton e dimrit, Regi ka fituar vendin e titullarit, duke i dhënë edhe një trofe tjetër skuadrës së tij veç kampionatit. Tre gola ka shënuar Lushkja në aventurën e re moldave.
Poll