Bojkoti i Kategorisë Superiore duket se është drejt fundit. Liga dhe klubet kanë parashikuar një mbledhje ditën e sotme dhe me shumë mundësi futbollit në vend pritet të rikthehet që këtë fundjavë. Klubet kanë nisur përgatitjet prej kohësh dhe presin vetëm dritën jeshile. Një problem që ka shoqëruar skuadrat është gjendja e tapetit të fushës.
Stadiumi “Selman Stermasi” dhe “Air Albania” do t’i nënshtrohet mbjelljes së re të barit pasi gjendja aktuale është e rënduar. Ndryshe nga dy stadiumet e kryeqytetit, Laçi me anë të një postimi në faqen zyrtare ka zbuluar pamje nga gjendja e fushës në stadiumin kurbinas. Nga pamjet shihet qartë që fusha duket në kushte të shkëlqyera dhe Laçi bëhet kështu gati për sezonin e ri dhe pret vetëm “ok” nga Liga dhe FSHF-ja.