
Shqipëria do të kthehet të zhvillojë ndeshje zyrtare me 5 shtator të këtij viti, ku do të luajë ndeshjen e parë për eliminatoret e "Rusi 2018" kundër Maqedonisë në "Loro Boriçi". Por, FSHF-ja ka hedhur një risi në treg, biletat sezonale.
Ky është hapi i parë për marketingun e FSHF-së në këtë drejtim, pasi më parë ka pasur radhë të gjata që prisnin për një biletë, dhe ndoshta nuk e merrnin. Megjithatë, Drejtori i Marketingut në FSHF, Gazment Malo sqaron situatën dhe tregon sesi do të funksionojë kjo gjë.
Së pari do të shiten bileta online në adresën e federatës në internet dhe më pas do të ketë një sportel fizik, i cili do të jetë i vlefshëm për ditët përpara ndeshjes. Ndër të tjera, Malo sqaron edhe sesi do të ndahen vendet në stadium.
https://www.youtube.com/watch?v=7nXiWvlcmG0