Qendërmbrojtësi i Kukësit, Entonio Pashaj, i është bashkuar urimeve të personazheve nga bota e sportit dhe në veçanti e futbollit, për festat e fundvitit, në veçanti për lexuesit e newsport.al.
Ish-mbrojtësi i Tiranës, Kastriotit, Flamurtarit dhe disa skuadrave të tjera në Superligë, këtë sezon pjesë e Kukësit uron ekskluzivisht përmes një videoje në ambientet e shtëpisë së tij, së cilës nuk i mungojnë as trofetë e fituar gjatë karrierës së tij futbollistike.
“Në prag të festave të fundvitit ju uroj gjithë shqiptarëve ‘Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, në veçanti lexuesve të newsport.al. Gëzuar!”, është urimi i mbrojtësit me eksperiencë në Superligë, Entonio Pashaj.