
Florian Kamberi e ka bërë "sefte" me Aberdeen në Skoci. Sulmuesi shqiptar gjeti goli pas shumë muajsh në ndeshjen e Kupës të luajtur ditën e sotme ndaj Livingstone. Kamberi u aktivizua në pjesën e dytë, ndërsa takimi shkoi në shtesë.
Miqtë gjetën golin e avantazhin 1-2, ndërsa dy minuta më vonë, Kamberi tundi rrjetë duke bërë që sfida të mbyllej në barazim 2-2. Në fund ishte Aberdeen dhe sulmuesi kuqezi që kaluan më tej në Kupë pasi fituan me penallti. Edhe nga 11-metrat, Kamberi së bashku me shokët e skuadrës u treguan të saktë duke siguruar kështu kualifikimin.
Poll