
Flamurtari 0 - 3 Besa (Da Silva 7', Zeqiri 55', Balilaj 80' (out))
NDESHJA/ Është mbyllur ndeshja e Kategorisë së Parë, Flamurtari 0-3 Besa. Kavajasit kanë treguar se këtë sezon janë pretendent për t'u ngjitur në elitë, teksa pas vetëm shtatë minutash kanë gjetur golin me Da Silvan. Pjesa e dytë do sillte edhe dy gola të tjerë, me Flamurtarin që këtë sezon duket se do e ketë të vështirë garën në Kategorinë e Parë.
Kategoria e Parë, grupi B - Java 3 - 14:00
Stadiumi : Flamurtari, Vlorë
Arbitër: Dorian Maletaj, Elvis Gjoka, Proletar Pulo, Fjorelo Pjetrushi
Formacionet:
Flamurtari: Alimuçaj, D. Aliaj, B. Aliaj, Muçollari, Mukoj, Ballaj, Kreshpa, Balilaj, Ribaj, Qarri, De Olivera Trajner: Dritan Resuli
Besa: Kuka, Kacbufi, Koleci, Kukaj, Mucaj, Da Silva, Peqini, Perja, Shimaj, Tafili, Zeqiri Trajner: Artan Mërgjyshi
Komenti minutë pas minute:
90' Mbyllet 0-3 ndeshja në Vlorë
80' GOOL! Balilaj e kthen topin me forcë te portieri, me këtë të fundit që nuke kap. Autogol te Flamurtari
69' Kreshpa merr kartonin e dytë të verdhë duke lënë Flamurtarin me 10 lojtarë
55' GOOL! Zeqiri shënon të dytin te Besa. Vendasit nuk gjejnë forcë për të reaguar
46' Nis pjesa e dytë pa zëvendësime
45+2' Mbyllet 0-1 pjesa e parë
45' Dy minuta shtesë
44' Kukaj dhe Koleci bëjnë vend për Sefën dhe Moqin te kavajasit
40' Tension mes Ribajt dhe Kacbufit, nga tribuna dëgjohen të sharra dhe ofendime në drejtim të lojtarëve miq
37' Alsid Tafili merr karton të verdhë te miqtë
34' De Oliveira provon për vendasit, goditje për t'u harruar
16' E pabesueshme ç'bën Mukoj i Flamurtarit, shpërdoron përballë portierit dhe godet portierin Kuka në kokë
7' GOOL! Da Silva kalon në avantazh Besën. Krosimi nga këndi shfrytëzohet nga braziliani, me mbrojtjen vendase që duket inekzistente në këtë rast
3' Goditje këndi për Besën
1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga vendasit