
Dortmund e nis me fitore tenistike sezonin e ri. Verdhezinjtë fitojnë me rezultatin e thellë 5-1 në shtëpi ndaj Augsburg. Edhe pse pësuan gol që në minutën e parë Dortumd reagoi shumë shpejt me Alcacer dhe në pjesën e dytë shënoi edhe 4 gola të tjera.
Sancho, Reus, Brand dhe sërish Alcacer i dhanë fitoren në ndeshjen hapëse të këtij sezoni. Dortmund konfirmon se do të jetë një nga ekipet që do të rivalizoi sërish Bayern Munchen për titullin kampion.
Poll