Dinamo 1 – 0 Korabi (Kolgega 28′)
Dinamo ia ka dalë të marrë një fitore jetike ndaj Korabit në Selman Stërmasi, me shifrat 1-0.Goli u shënua në minutën e 28-të, nga Kolgega. Lojtari godet bukur, duke dërguar topin në rrjetë. Dibranët tentuan të reagojnë, por e kishin gati të pamundur. Kështu, kryeqytetasit shkojnë në kuotën e 44 pikëve, 5 më shumë sesa Korabi. Kategoria Superiore duket shumë afër, pas shumë vitesh mungesë. Kujtojmë që deri kanë mbetur vetëm edhe 2 ndeshje deri në fund të këtij edicioni të Kategorisë Së Parë.
Kategoria e Parë, grupi A – faza play-off – 15:00
Stadiumi: Selman Stërmasi, Tiranë
Gjyqtar: Laver Alla, Koreshi, Malo, Cela
Formacionet zyrtare:
Dinamo: Bakaj, Boci, Pere, Kolgega, Berberi, Ëelber, Diogo da Silva, Djidjiëa, Bilali, Hidri, Fejzaj Trajner: Olsi Uku
Korabi: Mehidri, Duka, Paplekaj, Dida, Mziu, Cutra, Skuka, Marku, Topalli, Joti, Muca Trajner: Agim Canaj
Komenti minutë pas minute:
90′ Mbyllet takimi.
84′ Karton i kuq për Sokol Mziun, pas një ndërhyrje të ashpër.
82′ Djidjiwa ka shansin të realizojë golin e sigurisë, por nuk gjuan saktë. Topi ndalet në mbrojtjen dibrane.
80′ Duka vjen me një krosim shumë të rrezikshem, por nuk përfitojnë dot miqtë.
62′ Korabi pretendon për penallti, pas një prekje me dorë nga dinamovitët. Nga përsëritjet, duket penallti e qartë.
60′ Bie ritmi në kryeqytet. Dinamo qetëson gjithçka, pasi nuk ka arsye pse të vonohet.
50′ Skuka tenton një pasim për Markun, por gabon krejtësisht.
46′ Nis e dyta.
45+2′ Mbyllet 1-0 pjesa e parë.
45′ Dy minuta shtesë.
40′ Da Silva nuk ia del pas dëmtimit, hyn Alillari te Dinamo.
34′ Nerva në fushë. Djidjiwa shkakton faull ndaj Cutrës, ndalet loja. Lojtarët përplasen mes tyre.
32′ Miqtë pretendojnë penallti dhe rrethojnë arbitrin. Alla mendon se gjithçka duhet të vijojë. Ndëshkohet Marku.
28′ GOOL! Kolgega kalon vendasit në avantazh. Dinamo nis një aksion të shpejtë që rezulton vendimtar për të zhbllokuar sfidën.
22′ Fejzaj te Dinamo merr karton të verdhë.
17′ Topalli merr karton të verdhë te miqtë.
9′ Joti nuk ia del, Canaj zëvendësim të detyruar. Hyn në fushë Murja.
1′ Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga miqtë.