
Manchester United është kualifikuar në gjysmëfinale ët Europa League. ''Djajtë e kuq'' kanë mposhtur me shifrat 1-0 Copenhagen, falë golit të Bruno Fernandes në minutën e 94-të me penallti. Kujtojmë që koha e rregullt u mbyll me shifrat 0-0, teksa danezët u mbrojtën mjaft mirë. Manchester United është pretendenti kryesor për të ngritur lart trofeun në fund.
Manchester United përballet me Copenhagen në RheinEnergie Stadio të Gjermanisë, me fillim nga ora 21.00. Kjo sfidë e 1/8 të Europa League vlen shumë për ''djajtë e kuq'', të cilët do kërkojnë të shkojnë deri në fund të këtij kompeticioni. Trajneri Solsjkaer ka vendosur për lojtarët që do zbresë në fushë, ku në sulm janë të zakonshmit Martial dhe Rashford. Copenhagen kërkon të surpizojë, e se sa do ia dalë, mbetet të shihet.
FORMACIONET/
Manchester United: Romero; Wan-Bissaka, Bailly, Maguire, Williams; Fred; Greenwod, Bruno Fernandes, Pogba, Rashford; Martial.
Copenaghen: Johnsson; Varela, Nelsson, Bjelland, Boilesen; Pep Biel, Stage, Zeca; Daramy, Wind, Falk.