VIDEO/ Fitoi gjithçka në basketboll, Redi Vogli tregon klasin edhe në… boks
Shkruar nga NEWSPORT
Redi Vogli është një nga ikonat e basketbollit shqiptar teksa ka fituar gjithçka çfarë është për t’u fituar me Tiranën. Një jetë si bardheblu dhe ende vazhdon në formë fantastike edhe në moshën 36-vjeçare.
Në profilin e tij në Instagram, legjenda e Tiranës ka publikuar një video në ambientet e ‘Farie Hotit’ duke u stërvitur, jo më në parket, por në ringun e boksit. Basketbollisti ka lënë mënjanë për pak minuta topin e basketbollit dhe ka ngritur ‘grushtet’ përballë shokut të tij të skuadrës, Gerad Davis.
Tirana u shpall kampione duke fituar titullin në basketboll përballë Besëlidhjes në 5 finale dramatike ku bardheblutë përmbysën kryesimin 2-0 të lezhianëve me ndihmën edhe të tifozëve të Tiranës që mbushën shkallët e sallës.