“Tirona Fanatics” feston sot 11-vjetorin e krijimit. Tifo-grupi bardheblu ka organizuar një festë për ditëlindjen e 11-të në “Tao Lounge”, ndërsa organizimi ka nisur në orën 21:00 dhe pritet të vazhdojë deri në orët e para të mëngjesit.
Një festë surprizë, atmosferë elektrizuese dhe e zjarrtë e krijuar nga tifozët e Tiranës, siç duket edhe në videon e siguruar nga newsport.al.
Këtë vit mungojnë lojtarët e 24 herë kampionëve të vendit, pasi ekipi i Tiranës ndodhet në Antalia për të zhvilluar fazën përgatitore. Por, futbollistët bardheblu sigurisht që nuk e harruan këtë ditë të rëndësishme për tifozët dhe për ta vetë, duke iu dërguar një mesazh urimi përmes një videoje nga Turqia.