Një epokë e re ka nisur për Dinamon. Skuadra kryeqytetase pas shumë vuajtjesh ka tashmë një shtëpi të saj për të zhvilluar stërvitjet. Objektivi këtë sezon është qendrimi në Kategorinë e Parë dhe sezonin tjetër pritet një skuadër e ndërtuar për të dalë në Superligë. Në faqen zyrtare klubi zbulon se skuadra sot është stërvitur në shtëpinë e re.
Njoftim i Dinamos:
Pas shumë vitesh vuajtje, Dinamo sot kreu stërvitjen e parë në shtëpinë e saj të re!
Në stërvitjen e parë në qendrën stërvitore, ishte prezent Presidenti Marco Pontrelli sëbashku me drejtuesit dhe stafin Dinamovit.
Të mërkurën mbas seancës stërvitore, do të ketë edhe një prezantim dhe urim për erën e re që nis në historinë e klubit, duke pritur edhe ditët e para të nisjes së punimeve për rikonstruksionin e fushave, dhomave të zhveshjes, palestrës, restorantit dhe hotelit të klubit!